Rusët nuk heqin dorë, kundërshtarët e Putinit premtojnë rrëzim të regjimit pavarësisht kërcënimeve me vdekje

ruset nuk heqin dore kundershtaret e putinit premtojne rrezim te regjimit pavaresisht kercenimeve me vdekje
ruset nuk heqin dore kundershtaret e putinit premtojne rrezim te regjimit pavaresisht kercenimeve me vdekje

Ishte diku rreth orës 23:00 kur Georgy Vorontsov, një aktivist kundër Kremilinit, u kthye në shtëpinë e tij në Moskë, ku gjeti katër burra që e prisnin jashtë portës së shtëpisë.

“Më quajtën tradhtar dhe llum të shoqërisë. Dhe më pas më sulmuan”, rrëfeu ai.

The Times raporton se dy nga sulmuesit ishin të armatosur me një lloj arme që gjuan predha gome, ndërsa 42-vjeçari Vorontsov u godit disa herë nga afër në këmbë, shpinë dhe gjoks, çka bjo bëri që ai të humbte edhe vetëdijen.

Pasi u përmend, Vorontsovpa se ishte i gjithi i mbuluar me gjak.

Një fqinj dëshmoi se i ka parë sulmuesit të cilët ende nuk janë identifikuar, duke vrapuar në rrugë dhe duke u futur në një makinë policie.

Megjithatë telashet për 42-vjeçarin nuk do të mbaronin me kaq. Pasi mbëriti në spital, një mjek u shpreh se e gjitha ishte faji i lvetë Vorontsovit.

“Ky është faji yt. Nëse nuk do të kishit dalë kundër sistemit, nuk do të lëndoheshit”, është shprehur mjeku.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë refuzuar që të hapin një hetim në lidhje me sulmin.

Vorontsov ishte arrestuar më parë në protesta, si para ashtu edhe pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt. Makina e tij u shkatërrua nga vandalët pas një paralajmërimi të policisë për vendosjen e afisheve kundër Putinit në xhamin e përparmë të tij. Në prag të sulmit, ai kishte marrë një numër të konsiderueshëm kërcënimesh, duke përfshirë telefonata anonime në mes të natës.

Agresioni rus ka shkaktuar një eksod masiv nga Rusia të mbështetësve të opozitës dhe gazetarëve të pavarur, ku shumica kanë ikur në ish-shtetet sovjetike si Armenia dhe Gjeorgjia, si dhe në rajonin e Balltikut.

Por disa aktivistë kokëfortë antiqeveritar kanë refuzuar të largohen nga vendi, duke qëndruar në atdheun e tyre të trazuar, për të ndezur prushin e rezistencës. Vorontsov është një prej tyre.

“Kam frikë tani, por kjo ndjenjë do të kalojë. Dhe pastaj do të vazhdoj të luftoj kundër këtij regjimi. Këtu ka shumë njerëz të mirë”, tha ai.

Ashtu si disidentët e epokës sovjetike ose lëvizja studentore e Trëndafilit të Bardhë në Gjermaninë naziste, anëtarët e së cilës sakrifikuan jetën e tyre për të kundërshtuar propagandën e Hitlerit, shumë aktivistë e portretizojnë luftën e tyre si një betejë të qartë midis forcave të së mirës dhe së keqes.

Megjithëse nuk ka pasur protesta në shkallë të gjerë, ka pasur shembuj të shumtë të rusëve të cilët në mënyrë individuale kanë marrë qëndrime kundër pushtimit, shpesh edhe me çmimin e lirisë së tyre.

Marina Litvinovich, një politikane opozitare në Moskë në një postim në Facebook, u shpreh se aksione të tilla kanë një rëndësi ekzistenciale.

“Jam e përgatitur të vdes për të drejtën për t’i quajtur të këqinjtë- të këqinj”, shkroi ajo.

Në vend të shtypshkronjave nëntokësore të përdorura nga paraardhësit e tyre sovjetikë, këta disidentë të ditëve moderne përdorin aplikacionin e mesazheve Telegram dhe VPN, të cilat maskojnë vendndodhjen e një përdoruesi të internetit, për të anashkaluar censurën e Kremlinit.

Rezistenca nuk është vetëm në internet, të paktën 11 qendra të rekrutimit ushtarak rus janë sulmuar nga persona të panjohur të armatosur me bomba molotov në javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Igor Paskar, 46 vjeç, u arrestua në Krasnodar në Rusinë jugore me akuzën e kryerjes së një sulmi me zjarrvënie në hyrje të zyrave të shërbimit të sigurimit shtetëror FSB.

Kremlini nuk është në gjendje të tolerojë kundërshtimin ndaj politikave të tij në asnjë formë. Putini i ka përshkruar kritikët kundër luftës si “llum” dhe “tradhtarë” të cilët do të “pështyhen” nga rusët patriotë gjatë një periudhe të “pastrimit” kombëtar.

Alexei Navalny, lideri i opozitës që po vuan nëntë vjet burg për akuzat e mashtrimit të konsideruara gjerësisht si të motivuara politikisht, ka përdorur paraqitjet e tij në gjykatë për të inkurajuar miliona rusë të zakonshëm të protestojnë kundër luftës së Putinit.

“Sistemi i Kremlinit bazohet në frikë. Kjo është arsyeja pse të kesh frikë është një krim kundër të ardhmes tënde, një krim kundër fëmijëve të tu dhe një krim kundër popullit tënd”, tha ai në maj.

Jo të gjithë janë aq të guximshëm sa Navalny dhe Kremlini po bën gjithçka që mundet për të frikësuar rusët që të mos revoltohen. Sipas një ligji të ri të miratuar në mars, përhapja e lajmeve “të rreme” për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, duke përfshirë postimet në internet, është tani një vepër penale e dënueshme me burg deri në 15 vjet.

Më shumë se 50 persona janë akuzuar deri më tani, sipas grupit të të drejtave civile OVD.
Disa ishin “fajtor” për asgjë më shumë se ripostimi i artikujve nga faqet e ndaluara të opozitës.

Ndërsa numri i personave të cilët humbin jetën nga sulmet ruse në Ukrainë rritet, janë gratë ruse ato që po rrezikojnë gjithçka për t’i bërë ballë Putinit.

Mendohet se ka mijëra aktiviste femra që veprojnë nën ombrellën e Rezistencës Feministe Kundër Luftës.

“Ne ekzistuam tashmë si një rrjet që luftonte kundër dhunës në familje dhe seksuale. Autoritetet nuk i morën kurrë feministet plotësisht seriozisht si një lëvizje politike. Kjo është arsyeja pse kishim më shumë prej nesh që ishin të lirë t’i rezistonin luftës”, tha Daria Serenko, një aktiviste që u arratis nga Rusia menjëherë pas fillimit të luftës, pasi kishte marrë kërcënime me vdekje.

Në Shën Petersburg, Alexandra Skochilenko, një artiste, po përballet me një dekadë pas hekurave për zëvendësimin e etiketave të çmimeve në supermarkete me mesazhe kundër luftës.

Rreth 15.000 qytetarë janë arrestuar në protestat kundër luftës që nga shkurti. Disa janë arrestuar pasi mbanin në duar tabela ku shkruhej “Nuk do të vrasësh” dhe “Fashizmi nuk do të kalojë”.

Në Shën Petersburg një grua shkroi në një pankartë: Mamaja më tha se unë nuk do të arrestohem për këto fjalë sepse Rusia ëhtë një vend i lirë dhe presidenti Putin është një president i denjë.

Nuk kaluan veçse disa minuta kur ajo u arrestua.

Edhe disa persona të famshëm kanë mbajtur qëndrim ndaj agresionit rus.

Yury Shevchuk, këngëtari i DDT, një grup rock i epokës sovjetike, u akuzua për “diskreditim” të ushtrisë ruse pasi u tha fansave në një koncert në Rusinë qendrore: Mëmëdheu nuk është gomari i presidentit që duhet të llastohet dhe puthe gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, asnjë gjyqtar i vetëm nuk do të shqyrtonte çështjen dhe disa madje kërcënuan edhe të jepnin dorëheqjen nëse do të detyroheshin ta bënin këtë, sipas një raporti të pakonfirmuar.
DDT, të cilët ishin gjithashtu të jashtëligjshëm gjatë epokës sovjetike, që atëherë janë ndaluar të performojnë në Moskë.

“Rock’n’roll është ende i rrezikshëm,” tha Shevchuk.

Si anketuesit e pavarur ashtu edhe ata shtetërorë thonë se rreth 70 për qind e rusëve mbështesin atë që Kremlini e quan “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë.

Megjithatë, Alexey Minyaylo, një aktivist i opozitës që ka hulumtuar qëndrimet ndaj luftës, argumenton se shumë njerëz kanë frikë të përgjigjen me vërtetësi. Ai vlerëson se mbështetja e vërtetë për luftën është rreth 50 përqind.

“Ne takuam të anketuar të cilët thanë: Nëse i përgjigjem kësaj pyetjeje, atëherë policia do të vijë dhe do të më marrë; Ose: Do të doja të përgjigjem sinqerisht, por tani është krim”, tha ai.

Minyaylo shtoi se studimet në vendet autoritare janë të ndryshme nga sondazhet në vendet demokratike, aq më tepër gjatë kohës së luftës.

Në rrugët e Moskës ka pak shenja të euforisë që përfshiu Rusinë kur Kremlini aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, gjatë një operacioni ushtarak që u krye pa asnjë viktimë të vetme ruse.

“Aneksimi i Krimesë ishte një festë e madhe, plot gëzim për rusët. Tani, që në ditën e parë, është e qartë se kjo luftë nuk do të thotë gëzim, por vdekje”, tha Greg Yudin, sociolog.

Mes aktivistëve diskutohet shumë tema e fajit kolektiv për luftën e Putinit.

“Ndihem fajtor. Nuk e di se çfarë mund të kisha bërë tjetër, por kur flas me refugjatët ukrainas, dua të qaj,” tha Tatiana Usmanova, një aktiviste e opozitës.

“Njerëzit në Ukrainë thonë: ‘Pse nuk e hiqni qafe Putinin?’ Por ata kurrë nuk kanë jetuar në një diktaturë. Ata thjesht nuk e dinë se si është këtu”, tha Katya, një tjetër aktiviste.
Tani për tani, pavarësisht nga rreziqet e tmerrshme të përfshira në kundërshtimin publik të luftës, shumë kritikë të Kremlinit po përpiqen të mbajnë shpirtrat e tyre duke ëndërruar për atë që Navalny e ka quajtur “Rusia e bukur e së ardhmes”.

“Unë mora vendimin për të qëndruar në Rusi pavarësisht gjithçkaje, edhe nëse dënimi me vdekje rifutet në fuqi. Kur regjimi të bjerë përfundimisht, ne do të mbajmë një festë të madhe në qendër të Moskës për një milion njerëz. Është një motivim i madh. Sepse, ju e dini, gjithçka që bëjmë ka për qëllim ta bëjmë jetën aq të mrekullueshme saç duhet të jetë. Si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë”, tha Minyaylo.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts