Rusët paguajnë miliona për t’u larguar nga vendi

11:25 27/09/2022

Ruset paguajnë 25,000 paund për avionë private

Frika po shtohet pasi autoritetet mund të mbyllin kufijtë për burrat dhe të rinjtë të cilët do të rekrutohen

Jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe rusët e pasur kërkojnë të largohen nga vendi pas urdhrit të Putin për një mobilizim të pjesshëm.

Frika po shtohet gjithnjë e më shumë pasi autoritetet po planifikojnë të mbyllin kufijtë për burrat në moshë. Rusët sipas asaj që raporton The Guardian do të shkojnë kryesisht në Armeni, Turqi dhe Azerbajxhan, të cilat u lejojnë atyre hyrjen pa viza. 

Ata po paguajnë nga 20,000 deri në 25,000 £ për një vend në një avion privat, ndërsa çmimi për të marrë me qira një avion me tetë vende varion nga 80,000 deri në 140,000 £, që është shumë herë më e shtrenjtë se tarifa normale.

Kompanitë e fluturimeve kanë bërë të ditur se disponueshmëria e avionëve me qira është shumë e kufizuar pasi BE-ja dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas fillimit të konfliktit që ndalonte dhënien me qira ose sigurimin e avionëve për përdorim në Rusi.

Grupet e pavarura të të drejtave të njeriut kanë thënë se që nga e diela rojet kufitare në pikën e vetme të kalimit operacional të Rusisë me Gjeorgjinë kanë ndaluar disa njerëz të dalin, duke përmendur ligjin për mobilizimin.

Sipas një studimi Rusia mund të humbë 15% të milionerëve të saj këtë vit, pasi qytetarët e saj më të pasur lëvizin jashtë vendit. Mobilizimi ka të ngjarë të thellojë këtë duke përkeqësuar potencialisht dëmin ndaj ekonomisë ruse. Eksodi i të pasurve dhe të fuqishmëve të Rusisë mund të nxisë një pjesë të zemërimit në zonat më të varfra të vendit që duket se janë prekur në mënyrë disproporcionale nga rekrutimi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *