Rusët po shkatërrojnë plantacionet e grurit

[embedded content][embedded content]

15:44 26/03/2022

Zelensky: Do të ketë krizë për shumë vende

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky iu bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë këtë të shtunë që të shtojnë prodhimin e tyre.

Ai iu drejtua konferencës ndërkombëtare të Forumit të Dohas përmes një lidhjeje direkte ku tha se vende të tilla si Katari mund të japin një kontribut në stabilizimin e situatës energjitike në Europë për të mos lejuar Rusinë të shantazhojë kombet e tjera përmes naftës dhe gazit.

Volodymyr Zelensky: Ju mund të jepni kontributin tuaj mbi vendosjen e stabilitetit energjitik në Europë duke rritur prodhimin. Rusia duhet të kuptojë se asnjë vend nuk mund ta përdorë energjinë si armë dhe të shantazhojë botën.

Zelensky foli gjithashtu mbi ndërprerjen e furnizimit me ushqim si një problem global dhe rrezik që kombet mund të përballen së shpejti. Ai tha se pushtimi rus në Ukrainë ka dëmtuar fusha të mëdha gruri dhe ka shkatërruar paisjet agrare.

“Trupat ruse po shkatërrojnë fushat e Ukrainës dhe burimet tona të agrokulturës. Ata po shkatërrojnë edhe paisjet agrare”, tha Zelensky.

Ukraina është një ndër prodhuesit kryesorë të grurit në botë që sëbashku me Rusinë prodhon 30% të nevojave të globit për grurë.

Pas nisjes së konfliktit Rusi – Ukrainë, çmimi i grurit në bursë ka shënuar rritje.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.