
23:03 25/04/2022
Kherson është i vetmi qytet i madh që forcat ruse kanë përparuar dhe kanë vazhduar të pushtojnë. Kryetari i saj ukrainas, Ihor Kolykhayev, ka raportuar në Facebook se njerëz të armatosur rusë morën kontrollin e ndërtesës së këshillit të qytetit të hënën.
Edhe pse Kherson ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i marsit, këshilli i qytetit kishte funksionuar ende nën kontrollin ukrainas.
Kolykhayev tha se ushtria ruse mori çelësat e ndërtesës dhe shkëmbyen rojet e sigurisë me rojet e tyre. Ai tha se u largua nga ndërtesa në orën 19:45 me orën lokale.
Pravda, një media ukrainase e lajmeve, raportoi se nga 26 prilli, këshilli i qytetit Kherson nuk do të funksiononte. Ajo shtoi se kryetarit të bashkisë dhe punonjësve të këshillit të qytetit iu dha shansi të shkonin në shtëpi./tvklan.al