Rusët shpallin marrjen e Mariupolit

ruset shpallin marrjen e mariupolit
ruset shpallin marrjen e mariupolit

11:30 21/04/2022

Putin: Të dorëzuarve u falet jeta

Rusia pretendon marrjen e plotë të kontrollit të qytetit të Mariupolit, siç e informoi Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, presidentin Vladimir Putin.

“Sot, i gjithë Mariupoli është nën kontrollin e ushtrisë ruse dhe milicisë së Republikës Popullore të Donjeckut”, tha Shoigu.

Ministri Shoigu e informon se uzina Azovstal vazhdon të jetë e rrethuar nga rusët. Sipas tij, në vendstrehime ndodhen mbi 2 mijë anëtarë të njësisë Azov, të konsideruar si neonaziste nga Moska, të cilët nuk pranojnë të dorëzohen.

Shoigu thotë se nëse ushtria ruse ndërhyn nevojiten 3 – 4 ditë për çlirimin e vendstrehimit, një operacion që mund të shkaktojë edhe shumë humbje jete. Por Putin i propozon një tjetër strategji.

“Ju urdhëroj ta anuloni. Të ruajmë jetët e ushtarëve dhe oficerëve tanë. Bllokojeni atë zonë që asnjë mizë të mos kalojë”, tha Putin.

Putin urdhëroi që t’u falet jeta atyre që dorëzohen, ndërsa premtoi trajtim konform ligjeve ndërkombëtare për të burgosurit. Më herët, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se në Mariupol, rusët kanë kryer një masakër ndaj civilëve, më të rëndë se ajo e Buças.

Dhjetëra banorë të Mariupolit janë larguar orët e fundit nga qyteti me autobusë, teksa rusët kanë lënë të hapur një korridor humanitar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts