Rusët s’ndalin bombardimet në Mariupol, regjistrohen sulme në një fabrikë, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur

ruset sndalin bombardimet ne mariupol regjistrohen sulme ne nje fabrike 10 te vdekur dhe 15 te plagosur
ruset sndalin bombardimet ne mariupol regjistrohen sulme ne nje fabrike 10 te vdekur dhe 15 te plagosur

Një sërë shpërthimesh janë regjistruar në një fabrikë në veri të Mariupolit.

Deri më tani, sipas raportimeve, thuhet se janë regjistruar 10 të vdekur dhe 15 të plagosur. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Donetsk, Pavlo kyrylenko.

Kyrylenko tha në një postim në mediat sociale se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës pas ndërrimit të turneve kur filloi bombardimi.

“Rusët e dinin saktësisht se kë po synonin”, shtoi ai.

Fabrika e koksit Avdiivka është në Ukrainën lindore, ku Rusia ka zhvendosur pjesën më
të madhe të fokusit të operacionit të saj të luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts