Rusët sulmojnë me raketa Odesën

ruset sulmojne me raketa odesen
ruset sulmojne me raketa odesen

12:41 23/07/2022

Porti në shënjestër të sulmeve një dite pas marrëveshjes për drithin

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi disa raketa, por të tjera goditen portin e Odesës. Tymi ishte i dukshëm në horizont pas goditjes, raportojnë dëshmitarët okularë. Banoret e Odesës që pushonin në det panë raketat që fluturonin drejt qytetit.

Bazuar në kushtet e marrëveshjes të së premtes Rusia kishte rënë dakord të mos sulmonte portet ukrainase nga duhej të niseshin dërgesat e grurit. OKB e kishte përshkruar këtë marrëveshjen si “një fener shprese” pas pesë muajsh lufte.

Të premten, zyrtarët nga Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të lejuar eksportimin e miliona tonëve drithë të bllokuar në Ukrainë.

Marrëveshja, e cila u desh dy muaj për t’u arritur, do të zgjaste për 120 ditë, me një qendër koordinimi dhe monitorimi që do të krijohet në Stamboll, me staf nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas. Mund të rinovohet nëse të dyja palët bien dakord.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts