Rusët zgjedhin pushimet në vend të qëndrimit në shtëpi

19:28 27/10/2021

Nga 7 Nëntori do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të koronavirusit

Teksa Rusia po përballet me kufizimet më të ashpra që nga fillimi i pandemisë, shumë qytetarë kanë vendosur se tani është koha ideale për të pushuar në vend që të qëndrojnë në shtëpi.

Në javën e parë të Nëntorit vendet e punës në të gjithë Rusinë do të qëndrojnë të mbyllura. Përveç farmacive dhe supermarketeve të cilat do të jenë të hapura bizneset e tjera gjithashtu do të mbyllen.

Por ndërsa autoritetet po imponojnë në vend masa shtrënguese si mbajtja e maskave, respektimi i distancës sociale dhe vaksinimi është reflektuar një rritje e dukshme e rezervimeve për udhëtime jashtë vendit.

Mos u karantino, por pusho në plazh!” është slogani i  kompanisë “Orange Sun Tour” e cila ofron pushime në Qipro, Egjipt, Kubë dhe destinacione të tjera turistike.

Agjentja e udhëtimeve Polina Bondarenko thotë se çmimet janë rritur për udhëtimet në të gjitha destinacionet që ata ofrojnë.

“Po, ka një fluks shumë të madh turistësh. Çmimet janë rritur në  stratosferë për të gjitha destinacionet që ne ofrojmë. Për shkak të bllokimeve, njerëzit po  zgjedhin të largohen”.

Personat e intervistuar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës nuk mendojnë se  vendimin i tyre për të ikur nga vendi është  i gabuar pikërisht tani që qeveria po u bën thirrje qytetarëvë të jenë të kujdeshëm.

 “Të them të drejtën nuk jam aspak e frikësuar. Hotelet po ndjekin dhe po respektojnë rregullat. Këto nuk janë pushimet e mija të para por të pesta. Plus, që unë jam e vaksinuar, kjo nuk të shpëton por gjithsesi të ndihmon. Kështu që jam e sigurt që gjithçka do të shkojë për mrekulli”.

Egjipti mbetet destinacioni turistik më i preferuar për rusët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *