Rusi-Francë , “luftë” për shampanjën

FILE PHOTO: Russia’s President Vladimir Putin holds a glass as he attends a ceremony to receive credentials from foreign ambassadors at the Kremlin in Moscow, Russia, April 20, 2016. REUTERS/Kirill Kudryavtsev/Pool/File Photo

15:00 05/07/2021

Francezët e cilësojne fyerje ndryshimin e emrit nga shampanjë në spumante

Shpërthen lufta e shampanjës mes Rusisë e Francës. Luftën e hapi Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili firmosi një ligj që penalizon statusin simbol në emërtimin e pijes më të famshme në botë. Shampanja që eksportohet në Rusi nuk do të quhet më kështu, por thjesht spumante. Ndërsa për francezët kjo është fyerje dhe duhen marrë masa.

Të indinjuar, francezët vendosën të ndalojnë eksportin në Rusi të “Moët&Chandon”, “Veuve Cliquot” e “Dom Perignon”. Sipas tyre nuk mund te ndryshohet emri nga shampanjë në spumante. Vendimi për ndalimin e eksportit është i përkohshëm, në pritje të gjetjes së zgjidhjes.

Fjala shampanjë jo vetëm është identifikuese për francezët por gjithashtu i referohet prejardhjes nga një vend i përcaktuar origjinë, rajoni Champagne. Ndonëse dikur në Bashkimin Sovjetik, shampanja përshkruhej si verë e bardhë e gazuar shkumëzuese, kësaj here tingëllon si provokim.

Autoritetet ruse thonë se mes 20 importuesve, vetëm “Moet-Hennessy” kundërshtoi dhe ironizuan duke deklaruar se për këtë veprim  “nuk pritet grusht shteti apo vetëvrasje në mesin e elitës ruse”. Lufta e shampanjës Rusi-Francë sapo ka nisur dhe prej saj mund të përfitojnë prodhimet “Made in Italy”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.