Rusia akuza Brukselit se pengoi avionin e Lavrov

22:00 06/06/2022

Rusia: NATO dhe BE duan “Ballkanin e mbyllur”

Për shefin e diplomacisë ruse bllokimi i fluturimit të avionit të tij drejt Beogradit është privim i të drejtës sovrane të një shteti për të ndjekur politikën e jashtme.

“Vizita ime në Serbi u pa nga BE si një kërcënim”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë. Ai deklaroi se Brukseli nuk dëshironte që me zyrtarët serbë të diskutohej “partneritetin strategjik me Rusinë si dhe çështjet ndërkombëtare”. Natyrisht, liderët e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën, BiH, mbështetjen për nismën e Beogradit për “Ballkanin e Hapur” si dhe për të diskutuar përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.

“NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i mbyllur”, tha Lavrov.

Ai kujtoi deklaratat e Karl Bildt dhe Christopher Hill, të cilët thanë se gjëja më e keqe që mund të bënte Serbia për të ndjekur rrugën e perspektivës europiane ishte të priste kreun e diplomacisë ruse dhe se duhej të zgjidhte Lindjen apo Perëndimin.

“Duhet të ekzistojë liria e zgjedhjes së partnerëve”, tha Lavrov.

Ai shtoi se Perëndimi ka treguar vazhdimisht se dëshiron të “ushtrojë presion, siç bëri gjatë bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë në vitin 1999“. Moska e ka ftuar shefin e diplomacisë serbe, Nikolla Selakovic që të realizojë sa më shpejt një vizitë zyrtare në Rusi.

“Shpresoj që avioni me të cilin do të fluturojë Selakovic nuk do të turpërohet nga Brukseli”, tha Lavrov.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *