Rusia: Armatosja e Ukrainës kërcënon sigurinë europiane

15:04 28/04/2022

Zëdhënësi i Kremlinit është shprehur se Perëndimi po provokon destabilitet dhe po nxit konfrontimin

Rusia kërcënon sërish Europën. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, në përgjigje të deklaratave të Sekretares së Jashtme britanike Liz Truss, u shpreh se dhënia e armëve të rënda Kievit nga vendet perëndimore do të kërcënonte sigurinë e kontinentit europian.

Peskov u shpreh se vetë tendenca e disa vendeve për të dërguar në Ukrainë armë të rënda provokon destabilitet. Aleatët perëndimorë kanë thënë se mbështetja e tyre nuk përbën një konfrontim ushtarak midis Moskës dhe NATO-s.

Një deklaratë të njëjtë ka dhënë edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova teksa shprehet se vendet perëndimore tani po bëjnë thirrje të hapur që Ukraina të sulmojë Rusinë.

Ajo paralajmëroi se Perëndimi duhet t’i marrë seriozisht zotimet e Moskës për t’iu përgjigjur sulmeve në territorin e saj. Komentet e saj vijnë pasi Rusia raportoi shpërthime të shumta dhe zjarr në një depo municionesh dje në jug të vendit.

Sipas Peskov, Rusia do të presë dhe do të shohë se si do të ndikojë në platformë pronësia e miliarderit Elon Musk mbi Twitter, duke shtuar se ai dyshonte se mediat sociale perëndimore ishin në gjendje të pasqyronin këndvështrime të ndryshme.

Zëdhënësi i Kremlinit u shpreh se qëndrimi i Rusisë ndaj kësaj kompanie bazohet në veprimet e kësaj të fundit, në censurën  dhe në veprimet selektive ndaj klientëve të saj, përfshirë edhe shtrembërimin e informacionit. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti Vladimir Putin paralajmëroi vendet që krijojnë “kërcënime strategjike” për Rusinë duke ndërhyrë në luftën e Ukrainës, do të përballen me një përgjigje sulmesh të shpejta.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *