
10:13 25/02/2022
Forcat ushtarake të Rusisë kanë vënë në shënjestër dhjetëra vende civile, tha një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.
“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për Reuters.
Tanket ruse u panë tashmë vetëm 9 kilometra larg qendrës së Kiev, pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten.
Zyrtarët ukrainas konfirmuan praninë e operativëve rusë dhe u bërë thirrje vendasve të luftojnë me molotov./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al