Rusia bombardon qytetet kyçe të Ukrainës lindore

rusia bombardon qytetet kyce te ukraines lindore
rusia bombardon qytetet kyce te ukraines lindore

23:20 25/05/2022

Forcat ruse goditën të mërkurën qytetin më lindor Sievierodonetsk që kontrollohet ende nga Ukraina në rajonin e Donbasit që tani është në fokus të luftës tremujore të Rusisë. Nëse ky qytet bie, kërcënohet mbyllja e rrugës së fundit kryesore të shpëtimit për civilët e bllokuar.

Rusia ka dislokuar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga tre anët në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetin e Sievierodonetsk dhe atë për karshi Lysychansk. Rënia e tyre do ta linte të gjithë rajonin e Luhanskut nën kontrollin rus, një qëllim kyç i luftës së Kremlinit.

“E gjithë forca e mbetur e ushtrisë ruse është e përqendruar tani në këtë rajon”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në fjalimin e tij ditor natën vonë. Zyra e tij tha se rusët kishin nisur sulmin e tyre në Sievierodonetsk herët të mërkurën dhe qyteti ishte nën zjarr të vazhdueshëm me mortaja.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha se gjashtë civilë u vrarë dhe të paktën tetë të tjetër u plagosën. Ushtria e Ukrainës tha se luftimet po vazhdonin. Të martën ushtria ukrainase kishte zmbrapsur nëntë sulme ruse në Donbas.

Në Pokrovsk, një qytet i Donbasit i kontrolluar nga Ukraina, që është bërë qendër kryesore për furnizimet dhe evakuimet, një pjesë e hekurudhës u dëmtua pas sulmit me raketa.

Ajo po pastronte pluhurin dhe hirin që mbulonte kuzhinën e saj. Dritaret ishin hedhur në erë dhe muret e jashtme ishin shkatërruar. “Nuk e di nëse mund ta shpëtojmë shtëpinë,” tha ajo.

Në Kramatorsk, më afër vijës së frontit, rrugët ishin kryesisht të shkreta, ndërsa në Sloviansk më në perëndim, shumë banorë përfituan nga ajo që Ukraina tha se ishte një ndërprerje në sulmin rus për t’u larguar.

“Shtëpia ime u bombardua, nuk më ka mbetur më asgjë,” tha Vera Safronova, e ulur në një vagon treni mes të evakuuarve.

Rusia po synon gjithashtu Ukrainën Jugore, ku zyrtarët thanë se bombardimet vranë një civil dhe dëmtuan shumë shtëpi në Zaporozhzhia. Raketat shkatërruan gjithashtu një objekt industrial.

Moska ka bllokuar anijet e mallrave nga portet e Ukrainës Jugore që normalisht eksportojnë drithë dhe vaj luledielli përmes Detit të Zi, një veprim i qëllimshëm që ka rritur çmimet në shkallë globale dhe kërcënuan disa vende të varfra me uri.

Rusia ka fajësuar sanksionet perëndimore për krizën ushqimore. Ajo tha të mërkurën se ishte gati të siguronte një korridor humanitar për anijet që transportonin ushqime, nëse sanksionet perëndimore do të hiqen.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko u citua nga agjencia e lajmeve Interfax se Moska ishte në kontakt me Kombet e Bashkuara dhe nuk përjashtoi “mundësinë e bisedimeve për zhbllokimin e porteve të Ukrainës”. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba akuzoi Moskën për përdorimin e taktikave të “shantazhit” për të siguruar lehtësimin e sanksioneve.

Ndonëse mohon vazhdimisht se synon pushtimin e Ukrainës, presidenti Presidenti Vladimir Putin nënshkroi dekretin që thjeshton procesin e marrjes së pasaportës ruse nga banorët e qyteteve të pushtuara.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts