Rusia dhe Ukraina në prag të marrëveshjes së parë për eksportin e grurit ukrainas, Ja çfarë do të përmbajë plani që do të “shpëtojë” Perëndimin nga kriza për drith

rusia dhe ukraina ne prag te marreveshjes se pare per eksportin e grurit ukrainas ja cfare do te permbaje plani qe do te shpetoje perendimin nga kriza per drith
rusia dhe ukraina ne prag te marreveshjes se pare per eksportin e grurit ukrainas ja cfare do te permbaje plani qe do te shpetoje perendimin nga kriza per drith

Ditën e sotme pritet që të nënshkruhet në Stamboll, marrëveshja katërpalëshe mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së në lidhje me lejimin e eksportit të grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, i cili është shprehur se po arrihet një marrëveshje mes palëve dhe zotohet se “Turqia do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në garantimin e sigurisë” dhe monitorimin e procesit.

Arritja e kësaj marrëveshjeje vjen si rrjedhojë e shkaktimit të urisë për miliona njerëz në mbarë botën që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 Shkurt. Pushtimi bëri që çmimet e ushqimeve të rriteshin, kështu që marrëveshja për zhbllokimin e porteve të Ukrainës është vendimtare. Rreth 20 milionë tonë drithë janë bllokuar në kapanone në Odesa.

Ministria e Jashtme e Ukrainës konfirmoi se një raund tjetër bisedimesh i udhëhequr nga OKB-ja për të zhbllokuar eksportet e grurit do të zhvillohet në Turqi të premten dhe procesi mund të finalizohet me nënshkrimin e një dokumenti.

Por një deputet ukrainas i afërt me bisedimet shprehu kujdes në lidhje me marrëveshjen.

“Ne nuk kemi ende një marrëveshje. Ne nuk u besojmë aspak rusëve. Pra, le të presim deri nesër për një vendim përfundimtar dhe se nuk do të ketë disa shtyrje nga rusët dhe ndryshime të minutës së fundit. Le të qëndrojmë me gishta të kryqëzuar deri nesër, në do të kemi një marrëveshje, të cilën Rusia mund ta respektojë vërtet “, tha deputeti Odesa Oleksiy Honcharenko për programin World Tonight të BBC Radio 4.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së përshëndeti marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe tha se po fokusohet për të mbajtur në kontroll Rusinë, në mënyrë që të tregohet përgjegjëse për zbatimin e saj.

“Në radhë të parë, ne kurrë nuk duhet të ishim në këtë pozicion. Ky ishte një vendim i qëllimshëm nga ana e Federatës Ruse për të përdorur ushqimin “si armë lufte”, tha zëdhënësi i departamentit Ned Price.

Diplomatët kanë bërë me dije se plani përfshin:

Anijet ukrainase që transportojë grurë në ujërat e porteve të minuara nuk do të goditen nga forcat ruse, pra ndërkohë që bëhen dërgesat Rusia duhet të zbatojë armëpushimin;

Turqia, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara duhet të inspektojë anijet, për të zbutur frikën ruse për kontrabandën e armëve;

Marrëveshja synon gjithashtu të lehtësojë eksportet ruse të grurit dhe plehrave përmes Detit të Zi.
Rusia ka shfrytëzuar grykat e ngushta detare që përdoreshin për transportin e grurit më herët për ta vjedhur atë dhe kjo gjë është e dëshmuar përmes fotografive.

OKB-ja dhe Turqia kanë punuar për dy muaj për të ndërmjetësuar një marrëveshje të tillë, mes ankthit global për krizën ushqimore.

Rusia mohon bllokimin e porteve të Ukrainës dhe e fajëson atë për vendosjen e minave në det. Gjithashtu, nuk ka ngurruar të fajësojë edhe Perëndimin me akuzën se ngadalësimi i eksporteve të Rusisë vjen si rrjedhojë e sanksioneve të vendosura prej tij.

Ukraina megjithatë thotë se marina ruse e pengon dërgimin e grurit dhe eksporteve të tjera dhe akuzon forcat pushtuese ruse për vjedhjen e grurit nga fermat ukrainase.

Nëse nënshkrimi shkon siç është planifikuar, do të jetë marrëveshja e parë e rëndësishme midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i pushtimit. Ka pasur disa shkëmbime të burgosurish, por një armëpushim duket ende shumë larg.

“Marrëveshja e eksportit të drithit, jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit, do të nënshkruhet në Stamboll nën kujdesin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres së bashku me delegacionet ukrainase dhe ruse”, ka bërë me dije zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin.

Sergiy Kyslytsya, ambasadori ukrainas në OKB, tha se për detajet e marrëveshjes, po punohet ende nga të gjitha palët.

“Nëse marrëveshja nënshkruhet dhe zbatohet, do të siguronte që një numër i konsiderueshëm anijesh të afrohen ose të largohen nga portet ukrainase dhe ne mund të eksportojmë rreth 20 milionë tonë drithë, i cili është gati për t’u transportuar”, tha ambasadori ukrainas në OKB.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts