Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 500 robër lufte

rusia dhe ukraina shkembejne 500 rober lufte

rusia dhe ukraina shkembejne 500 rober lufte

23:15 03/01/2024

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë rreth 500 robër lufte pas gati 5 muajsh që nga ndërprerja e kontakteve mes dy ushtrive. Emiratet e Bashkuara Arabe sipas Inteligjencës Ukrainase janë përfshire drejtpërdrejtë në lehtësimin e komunikimeve mes dy ushtrive luftuese për të arritur këtë rezultat. 

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 248 personel ushtarak ishin dorëzuar nga Ukraina ndërsa Kievi tha se kishte sjellë në shtëpi 230 robër lufte nga të cilët 224 ushtarë dhe 6 civilë. Ky shkëmbim në kohë lufte cilësohet si më i madhi i dokumentuar deri më tani në luftën 2-vjeçare mes palëve.

Pavarësisht mungesës së ndonjë dialogu se si t’i jepet fund luftës 2 vjeçare, Kievi dhe Moska kanë mbajtur shumë shkëmbime të burgosurish që nga muajt e parë të pushtimit rus në shkurt 2022.

Por kursi i shkëmbimeve ra në vitin 2023 dhe i fundit u zhvillua në fillim të gushtit. Ndërkohë sulmet e Moskës me drone vijojnë mbi qytetet kryesore ukrainase ndërsa beteja mes ushtrive vijon të intensifikohet në front.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts