Rusia dhe Ukraina ulen në bisedime

rusia dhe ukraina ulen ne bisedime
rusia dhe ukraina ulen ne bisedime
[embedded content][embedded content]

20:01 03/03/2022

Dakordësohen për korridore humanitare

Nisi me një shtrëngim duarsh, por u mbyll pa rezultate pozitive raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur që sot është në ditën e tij të tetë. 

Të parët që mbërritën në rajonin e Brestit në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, ku mbahet takimi, ishte delegacioni rus, ndërsa më pas mbërriti edhe ekipi ukrainas. Mësohet se Kievi kërkoi armëpushim dhe krijimin e një korridori humanitar.

Ndërsa Rusia bëri të qartë se kushtet janë ato që u diskutuan edhe në takimin e parë: njohja e Krimesë si territor rus, neutraliteti dhe de-nazifikimi i Ukrainës.

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve. Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte, pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse, por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv. Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts