Rusia diskuton pjesëmarrjen në Stacionin Hapësinor përtej vitit 2024

Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos, po synon të vazhdojë pjesëmarrjen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) edhe pas vitit 2024, ka thënë, Sergei Krikalev, zyrtar i saj. Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë tejet të tensionuara, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Prandaj, shefi i Roskosmosit, Yuri Borissov pati thënë përgjatë verës se Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024, dhe se synon të ndërtojë stacionin e vet.

Mirëpo, Sergei Krikalev, udhëheqës i programeve të Rusisë për dërgimin e njerëzve në Hapësirë, u ka thënë gazetarëve më 3 tetor se Roskosmos ka nisur “të diskutojë me Qeverinë tonë mundësinë e zgjatjes së pjesëmarrjes në programin ISS, dhe shpreson që të marrë leje për të vazhduar punën vitin e ardhshëm”.

Krikalev nuk ka dhënë datë të saktë për një plan të tillë.

Sipas tij, ndërtimi i stacionit të ri nuk mund të ndodhë shpejt “prandaj ka mundësi që të vazhdojmë pjesëmarrjen derisa të kemi infrastrukturë të re”. Ai i ka bërë këto deklarata në gjuhën angleze, në një konferencë për media të Agjencisë Hapësinore të Shteteve të Bashkuara, NASA.

Agjencia amerikane ka bërë të ditur se më 5 tetor, se raketa SpaceX do të dërgojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dy astronautë amerikanë, një rus dhe një japonez. Vendet partnere në këtë Stacion – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa, Kanadaja dhe Japonia – janë të përkushtuara për të vazhduar punën në stacionin hapësinor deri më 2024, ndonëse zyrtarët amerikanë kanë thënë se dëshirojnë të jenë atje deri më 2030.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *