“Rusia do kryejë stërvitje me forcat e saj bërthamore”, Pentagoni refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do përdoren raketa balistike: Po respektohet…

rusia do kryeje stervitje me forcat e saj berthamore pentagoni refuzon ti pergjigjet pyetjes nese do perdoren raketa balistike po respektohet
rusia do kryeje stervitje me forcat e saj berthamore pentagoni refuzon ti pergjigjet pyetjes nese do perdoren raketa balistike po respektohet

Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se planifikon të kryejë stërvitje me forcat e saj bërthamore.

Lajmi është bërë i ditur nga Pentagoni, ndërkohë që nuk është pranuar të jepen më shumë detaje mbi këtë çështje, referuar faktit nëse stërvitjet përfshijnë lansimin e raketave balistike.

“SHBA-të janë informuar, dhe siç kemi theksuar më herët, është një stërvitje rutinore e Rusisë që mbahet çdo vit. Në këtë aspekt, Rusia po respekton obligimet për kontrollin e armëve”, tha zëdhënësi i forcave ajrore amerikane Patrick Ryder.

Sipas marrëveshjes START, Rusia obligohet që para kohës të informojë për lansimin e raketave të tilla, kanë shtuar zyrtarët e lartë ushtarak amerikanë.

Stërvitjet ushtarake janë sfidë potenciale për SHBA-të dhe aleatët e saj, pasi presidenti rus Vladimir Putin haptazi ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Rusia në Këshillin e saj për Siguri, ka akuzuar se Ukraina po planifikon sulme me “bomba të pista”, pretendime këto që janë hedhur kategorikisht poshtë nga zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë – duke e cilësuar si arsyetim të rusëve për eskalim të luftës.

NATO theksoi se e di dallimin mes stërvitjes ushtarake ruse dhe çfarëdo lëvizje tjetër që do të mund të ishte një kërcënim bërthamor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts