Rusia do të dërgojë pajisje moderne ushtarake në Bjellorusi

rusia do te dergoje pajisje moderne ushtarake ne bjellorusi
rusia do te dergoje pajisje moderne ushtarake ne bjellorusi

23:26 11/03/2022

Udhëheqësit e Rusisë dhe Bjellorusisë kanë rënë dakord për të bashkëpunuar më tej në të ardhmen e afërt, sipas Agjencisë Shtetërore Telegrafike Bjelloruse (BelTA).

Sipas BelTA, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ranë dakord për dërgesat nga Rusia në Republikën e Bjellorusisë të modeleve më moderne të pajisjeve ushtarake.

Nga ana tjetër, Bjellorusia do të rrisë furnizimin me pajisje moderne bujqësore, apo të produkteve inxhinierike, njoftoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve Bjelloruse, duke cituar sekretaren e shtypit të liderit bjellorus Natalya Eismont.

Të dy krerët ranë dakord për hapat e përbashkët për mbështetje të ndërsjellë në lidhje me presionin e sanksioneve, duke përfshirë edhe çmimet e energjisë.

Ndërkohë delegacionet qeveritare të Bjellorusisë dhe Rusisë do të zhvillojnë bisedime në Moskë të hënën për të marrë vendime specifike për të gjitha çështjet e diskutuara./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts