
08:26 05/03/2022
Media shtetërore ruse po raporton këtë mëngjes se trupat ruse do të ndalojnë së sulmuari në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës për të lejuar korridoret humanitare nga Mariupol dhe Volnovakha.
Ky lajm u raportua fillimisht nga agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.
Mbrëmë, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko bëri thirrje për një korridor humanitar pas një dite tjetër sulmesh nga trupat ruse.
Qyteti në detin Azov, ka qenë pa energji dhe ujë ditët e fundit, pasi Rusia shënjestroi infrastrukturën civile dhe zonat e banuara./tvklan.al