
14:07 29/03/2022
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin ka deklaruar se Rusia do të reduktojë ndjeshëm luftimet në Kievit dhe Chernihiv-it – sipas agjencisë së lajmeve Tass.
Nga ana tjetër, negociatorët e Ukrainës janë shprehur se është diskutuar për një sistem garancie të sigurisë, i cili do të përfshijë masa të tilla si për shembull të mos ketë baza ushtarake të huaja në territorin e saj. Si garantues në këtë proces, shihet Turqia, Polonia dhe Kanadaja.
Negociatorët janë shprehur se një referendum ka të ngjarë që të mbahet, ndërkohë që kanë shtuar se Ukraina do të dëshironte marrëveshje të plota paqeje.
“Ukraina do të pranonte statusin neutral nëse propozimet e saj bien dakord”, thanë ata.