Rusia dyfishoi të ardhurat nga nafta dhe gazi

20:40 12/04/2022

Moska përfitoi nga hezitimi i BE-së per bllokimin e importeve

Të ardhurat e Rusisë nga tregtia me jashtë në tremujorin parë të këtij viti, më tepër se u dyfishuan, pavarësisht sanksioneve të ashpra të perëndimit si ndëshkim për sulmin rus në Ukrainë.

Siç njofton Banka Qëndrore e Rusisë, sufiçiti tregtar për kapi vlerën e 58.2 miliardë dollarëve për periudhën nga fillimi i Janarit deri në fund të Marsit. Shifra është 2.5 herë më e lartë se sufiçiti i të njejtës periudhe të vitit të kaluar.

NdihmĂ« indirekte, RusisĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga rritja e çmimeve, duket se i ka dhĂ«nĂ« hezitimi i Bashkimit Europian pĂ«r tĂ« bllokuar menjĂ«herĂ« importin e naftĂ«s dhe gazit rus. EkspertĂ«t thonĂ« se rritja e çmimit erdhi si pasojĂ« e panikut qĂ« krijuan nĂ« bursat ndĂ«rkombĂ«tare, sanksionet, qĂ«synojnĂ« pĂ«rjashtimine menjĂ«hershĂ«m nga tregjet perĂ«ndimore,  tĂ« karburanteve fosile ruse. Por njĂ« veprim i tillĂ« do tĂ« shkaktonte mungesa tĂ« theksuara tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para pĂ«r prodhimin e energjisĂ«, pasi Rusia Ă«shtĂ« burimi kryesor i energjisĂ« pĂ«r EuropĂ«n.

Uashingtoni këmbëngul që vendet europiane të bllokojnë menjëherë importin e naftës dhe gazit rus, në mënyrë që sanksionet perëndimore të shkaktojnë atë ndikim negativ që synohet në ekonominë ruse, për t’i mbyllur këtij vendi, rubinetin kryesor të të parave që financojnë luftën në Ukrainë.

Tregu europian është burimi kryesor i të ardhurave për ekonominë ruse. Me këto ritme të rritjes së të ardhurave, Banka Qëndrore e Rusisë parashikon 320 miliardë dollarë të ardhura nga eksportet në fushën e energjisë, niveli më i lartë në gati 3 dekada.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *