Rusia e Bjellorusia konkretizojnë marrëveshjen bërthamore

rusia e bjellorusia konkretizojne marreveshjen berthamore

rusia e bjellorusia konkretizojne marreveshjen berthamore

22:56 25/05/2023

SHBA-ja e dënoi marrëveshjen, ende asnjë ndryshim apo lëvizje të armëve bërthamore

Plani i presidentit Putin për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi u konkretizua të enjten.

“Perëndimi në thelb po bën një luftë të padeklaruar kundër vendeve tona,” tha ministri i mbrojtjes i Putinit, Sergei Shoigu, në një takim me homologun e tij bjellorus në Minsk . Perëndimi, tha Shoigu, po bën gjithçka që mundej për të zgjatur dhe përshkallëzuar konfliktin e armatosur në Ukrainë”.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se armët taktike bërthamore tashmë kanë filluar të zhvendosen, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim nga Kremlini. SHBA-ja e dënoi marrëveshjen bërthamore Rusi-Bjellorusi, por shtoi se nuk ka parë asnjë ndryshim apo lëvizje të armëve bërthamore.

I shpartalluar dhe me humbje kolosale trupash në betejën për qytetin lindor të Ukrainës Bakhmut, grupi mercenar rus Wagner filloi tërheqjen dhe dorëzimin e pozicioneve trupave të rregullta ruse. Kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin u shfaq në qytetin e shkatërruar për të cilin pretendoi fitore më 20 maj pas betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.

Pavarësisht pretendimeve të Wagner për dorëzimin e Bakhmutit, Ukraina nuk e ka pranuar se qyteti ka rënë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, tha se forcat e tyre kontrollojnë ende një pjesë në jugperëndim të qytetit.

Analistët thonë se Bakhmut-i ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kapja e tij përbën një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë deri më tani.

Ukrainasit morën vlerësimet më të larta për betejën e bakhmutit nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ShBA-së, gjeneral MarkMilley.

“Beteja e Bakhmutit është një shembull i strategjisë së shkëlqyer mbrojtëse të Ukrainës,” tha ai.

Kjo duket një javë e vështirë për rusët. Anija e tyre Ivan Khurs u sulmua me dronë ujorë në Detin e Zi, pranë ngushticës së Bosforit. Rusët gënjyen dhe shpërndanë video duke e shkatërruar dronin sulmues. Por faktet rezultuan ndryshe! Ja ku shfaqet këtu droni teksa godet anijen ushtarake. Ende nuk dihen dëmet që ka pësuar anija.

Ukraina arriti të çlirojë nga robëria ruse 106 ushtarë. Këta janë luftëtarë nga zona e Bakhmut-it. Shumë u konsideroheshin të zhdukur.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts