
23:00 21/09/2021
“U helmua me polonium nga agjentët rusë”
Rusia është përgjegjëse për vrasjen në vitin 2006 të Aleksandër Litvinekos dhe këtë akuzë e mbështet tani edhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në verdiktin e publikuar këtë të Martë, gjykata me seli në Strasburg konstaton lidhjen një lidhje të fortë mes agjentëve sekretë rusë Andrei Lugovoi dhe Dimitri Kovtun, të cilët hetuesit britanikë i përcaktuan si vrasësit e Litvinenkos.
Ata helmuan ish-zyrtarin rus të sigurisë në një hotel të Londrës më 1 Nëntor 2006, duke i hedhur lëndën radioaktive vdekjeprurëse polonium në çajin jeshil që ai kishte porositur. Litvinenko ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Moska e ka hedhur poshtë përfshirjen në rastin e vdekjes së tij, por hetuesit britanikë thanë në vitin 2016 se operacioni për vrasjen e Litvinenkos, me shumë gjasa urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Kërkesa për gjykimin e çështjes nga Gjykata Europiane u bë nga bashkëshortja e tij Marina dhe tashmë shteti rus duhet t’i paguaj asaj 122 500 euro dëmshpërblim.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al