Rusia ‘forcon muskujt’, teston në det raketën e lundrimit hipersonik ‘Zircon’

Rusia testoi me sukses raketën e saj të lundrimit hipersonik ‘Zircon’ në një distancë prej 1,000 kilometrash (621 milje) të shtunën. Kështu njoftoi Ministria e saj e Mbrojtjes.

Raketa u hodh nga ujërat e detit Barents drejt një “objektivi në Detin e Bardhë”, një hyrje jugore në bregun veriperëndimor të Rusisë. Në deklaratën e ministrisë thuhet se raketa u hodh si pjesë e një testi të armëve të reja. Videoja e testit të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes tregoi raketën Zircon duke u gjuajtur në një trajektore të pjerrët nga fregata ruse e klasit Admiral Grigorovich në det, raporton CNN.

Raketa e lundrimit Zircon është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve hipersonike që Rusia ka zhvilluar të paktën që nga viti 2018. Ushtria ukrainase ka pohuar se njësitë ruse kanë “pësuar humbje të konsiderueshme në fuqi punëtore dhe pajisje” që kur Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë në fund të shkurtit. Në një shfaqje force, Kremlini ka vazhduar të kryejë teste armësh me fuqi të lartë, duke përfshirë një test të raketës së re balistike ndërkontinentale Sarmat muajin e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.