“Rusia gati të vendosë 1000 mercenarë të tjerë në Ukrainë”/ Paralajmëron zyrtari i Inteligjencës Perëndimore: Përballë rezistencës, sulmet ruse do të shtohen

Rusia është gati të vendosë deri në 1000 mercenarë të tjerë në Ukrainë në ditët dhe në javët e ardhshme, shkruan CNN.

Sipas SHBA disa mercenarë rusë mund të jenë përfshirë në pushtimin e Ukrainës nga Moska, në disa vende, njoftoi më herët një zyrtar i lartë i mbrojtjes .

Ndërkohë aktualisht një zyrtar amerikan tha për CNN se forcat mercenare do të forconin njësitë në fundjavën e dytë.

Zyrtari i cili nuk është identifikuar tha se SHBA beson se mercenarët e ndodhur në Ukrainë  kanë pasuar dëme pasi u përballën me rezistencë të ashpër nga ukrainasit dhe se aktualisht janë vrarë rreth 200 mercenarë.

Nga ana tjetër ndonëse mes luftës presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka transmetuar mesazhe të qëndrueshme kundrejt popullit të tij dhe sfiduese për Rusisë.

Zyrtarë të tjerë kanë paralajmëruar se strategjia ruse thasmë mund të jetë fokusuar në qendra e popullsisë,

Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nuk arriti një fitore të shpejtë ashtu siç mund ta kishte menduar. Gjithashtu zyrtarët paralajmëruan se përballë rezistencës sulmet do të shtohen.

“Ditë që do të vijnë mund të jenë shumë të vështira, ndoshta me më shumë vdekje apo shkatërrime pasi forcat e armatosura ruse kanë sjellë armatim të rëndë dhe vazhdojnë sulmet e tyre në të gjithë vendin”, ka thënë më herët në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolteberg.

Gjithashtu sekretari amerikan i Shtetin ngrit alarmin duket theksuar se forca ruse kanë nisur sulmet ndaj civilëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts