Rusia gjobit “Google”-n për shkeljen e ligjit për lokalizimin e të dhënave

Një gjykatë për kundërvajtje në Moskë gjobiti të enjten kompaninë amerikane Google me 3 milionë rubla (mbi 41 mijë dollarë) për shkeljen e një ligji mbi lokalizimin e të dhënave..

Google refuzoi të zbatojë ligjin, duke kërkuar të ruajë të dhënat e përdoruesve rusë në territorin e vendit, thuhet në deklaratën e shërbimit për media të gjykatës.

Më parë, një gjykatë tjetër e ndëshkoi Google-n për refuzimin e saj për të fshirë informacionet e ndaluara.

Sipas ligjit të miratuar në vitin 2015, të gjitha kompanitë e huaja duhet të ruajnë të dhënat e përdoruesve të tyre rusë në serverët e kompjuterëve në vend.

Platforma e rrjetit social të biznesit LinkedIn në 2016 dhe aplikacioni i mesazheve Telegram në 2018 u bllokuan në Rusi për të njëjtat arsye, ndërsa Telegrami u lirua nga kufizimet në vitin 2020 pasi plotësoi kërkesat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *