Rusia godet zona të banuara në Ukrainë

19:30 13/08/2022

Ukraina shkatërron urën kryesore që lidh Khersonin me zonat e tjera të pushtuara

Agjencia e zbulimit ushtarak e Ukrainës paralajmëroi për “provokime” të reja ruse të shtunën pranë centralit bërthamor të Zaporizhias dhe akuzoi Moskën për bombardime të reja. Bombardimet e reja ruse janë bërë në drejtim të zonës industriale të qytetit dhe centralit bërthamor të Zaporizhzhia të shtunën.

Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për rreziqet e luftimeve pranë centralit bërthamor të Zaporizhjas, për të cilin Kombet e Bashkuara thanë se duhet të çmilitarizohet zona rreth tij.

Zaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Europë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët bërthamorë të Ukrainës. Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit. Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Moskës që të tërheqë forcat e saj nga Zaporizhja.

Ushtria ruse bombardoi zona të banuara në gjithë Ukrainën, ndërsa ushtria ukrainase goditi urën e fundit funksionale mbi lumin Dnipronë jugun e kontrolluar nga rusët, duke dëmtuar aftësinë e Mokës për të rifurnizuar ushtrinë e saj.

Kryebashkiaku i qytetit Kramatorsk tha se një sulm rus me raketa shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve. Kramatorsku është baza lindore e ushtrisë së Ukrainës. Ndërkohë Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë kontrollin e një fshati në periferi të qytetit të Donetsk, kryeqyteti i rajonit të cilin separatistët pro-Moskës e kanë pretenduar që nga viti 2014.

Trupat ruse hodhën gjithashtu qindra predha në rajonet veriore të Ukrainës, Kharkiv dhe Sumy, duke u vënë flakën arave me grurë. Separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin lindor Donjeck, kanë caktuar datën 15 Gusht për gjykimin e pesë të huajve të akuzuar si mercenarë.

Udhëheqësit e asaj që separatistët e quajnë Republika Popullore e Donjeckut (DNR) thanë më 12 Gusht se MatiasGustavsson i Suedisë, VjekoslavPrebeg i Kroacisë dhe britanikët JohnHarding, AndreëHill dhe DylanHealy do të dalin para gjykatës.

Sipas separatistëve, të pesë personat akuzohen si mercenarë, përgatitje të aktivitete terroriste dhe kryerjen e aktiviteteve me qëllim marrjen e pushtetit. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me vdekje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.