Rusia goditi Lvivin me raketa me precizion të lartë

09:56 27/03/2022

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se një ditë më parë qyteti Lviv në Ukrainë u godit me raketa me precizion të lartë të lëshuara nga anijet luftarake.

Forcat ruse goditën me raketa me rreze të gjatë një depo karburanti që përdorej nga forcat ukrainase pranë Lviv, si dhe një fabrikë që shërbente për riparimin e sistemeve anti-ajrore.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse vazhdojnë aksionet sulmuese si pjesë e operacionit special ushtarak”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia përdori raketa me rreze të gjatë me precizion të lartë për të shkatërruar një arsenal të sistemit raketor S-300 dhe sisteme raketore anti-ajrore pranë Kievit.

Ministria bëri të ditur edhe se kishin shkatërruar disa dronë ushtarakë të përdorura nga Ukraina. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.