Rusia hakmerret pas vrasjes së ushtarëve

15:57 03/01/2023

52 sulme ajrore, 77 nga sistemet e raketave

Ushtria ruse ka nisur hakmarrjen për sulmin ukraninas në bazën e saj në Makiivka që ndodhi në 2 Janar. Vetë rusët nëpërmjet një njoftimi pranuan humbjen duke e cilësuar si sulmin më vdekjeprurës të Koveit, duke deklaruar se ka 63 të vrarë në radhët e saj pasi e cilësuan të ekzagjeruar shifrën e dhënë nga Ukraina për 400 të vrarë.

Ushtria ruse ka nisur 6 raketa dhe 52 sulme ajrore si dhe 77 sulme nga sistemet e raketave. Sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën civile, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Forcat ukrainase deklarojnë se kanë rrëzuar gjithashtu 27 dronë iranianë Shahed të nisur nga forcat ruse. Ushtria ruse nisi me një sulm me raketa në arenën e hokejit në akull në Druzhkivka, në rajonin e Donjeskut.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Kyrylo Tymoshenko shkroi në Telegram se 2 persona ishin plagosur në sulmin me raketa ruse në Druzhkivka. Ai shtoi gjithashtu se një raketë ruse kishte goditur fshatin e afërt Yakovlivka.

Rusia duket se ka rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile në kryeqytet, Kiev dhe qytete të tjera ditët e fundit.

Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në 2 Janar deklaroi se Kievi ka informacione se Rusia po planifikon një sulm të zgjatur duke përdorur dronët Shahed.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com