Rusia hakmerret për sulmet në Detin e Zi

rusia hakmerret per sulmet ne detin e zi
rusia hakmerret per sulmet ne detin e zi

15:08 31/10/2022

Kievi goditet sërish me raketa gjatë natës

Rusët u përballën këtë të hënë me një tjetër dështim në Ukrainë. Ky filmi tregon momentet kur sistemi i mbrojtjes raketore, me të cilin Ukraina është furnizuar ditët e fundit nga perëndimi shkatërron në ajër breshërinë e raketave ruse mbi Kiev, të hedhura si hakmarrje për sulmin me dronë të së Shtunës që goditi disa anije të flotës ruse të Detit të Zi, për të cilin Moska akuzoi ukrainasit.

Nga 50 raketa të hedhura nga rusët, 44 prej tyre u shkatërruan në ajër. Dëmet në infrastrukturë nga raketat që arritën objektivat, megjithatë pati. Veç problemeve me energjinë elektrike, 80% e banorëve të kryeqytetit ukrainas mbetën edhe pa ujë pasi raketat rusë dëmtuan disa qendra furnizimi.

Pezullimi i marrëveshjes së drithërave nga Rusia, pas sulmit të së Shtunës, rriti me të paktën 8% çmimin e tyre në bursat ndërkombëtare. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha gjatë një fjalimi në Ankara, se do të vazhdojë ndërmjetësimin për ta mbajtur gjallë këtë marrëveshje që mundëson eksportin e sigurt të drithërave nga portet ukrainase.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts