Rusia hedh poshtë propozimet e Ukrainës për paqe

rusia hedh poshte propozimet e ukraines per paqe

rusia hedh poshte propozimet e ukraines per paqe

08:51 13/12/2022

Putin anulon konferencën vjetore për shkak të rritjes se ndjenjave kundër luftës në Kremlin

Rusia hodhi poshtë një propozim paqeje nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy që do të përfshinte një tërheqje të trupave ruse, duke thënë se Kievit duhet të pranojë “realitete” të reja territoriale.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se këto realitete përfshijnë shtimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia si “subjektet e reja” të saj – aneksime që ajo shpalli në shtator, por që shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara i kanë dënuar si të paligjshme.  “Pala ukrainase duhet të marrë parasysh realitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe dhe ato tregojnë se në Federatën Ruse janë shfaqur subjekte të reja.” u shpreh Peskov.

Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar konferencën e fundvitit që sipas inteligjencës britanike është bërë pas rritjes së shqetësimeve në Kremlin lidhur me përhapjen e ndjenjës kundër luftës në Rusi. Konferenca vjetore  që është anuluar për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit ishte përdorur në të kaluarën si mundësi për të demonstruar integritetin e supozuar të Putinit, thuhet në deklaratën e  inteligjencës britanike.

Por kreu i Kremlinit do të mbajë një video-konferencë me presidentin kinez Xi Jigping  ku sipas mediave ndërkombëtare të dy liderët pritet  të përcaktojnë ndërveprimin politik mes dy vendeve për të paktën pesë vitet e ardhshme.

Rusia ka kryer të tjera sulme në rajonin lindor të Donetsk. Moska po lufton për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, dy nga katër territoret që Kremlini pretendon se i ka aneksuar në votat e refuzuara nga shumica e vendeve si të paligjshme. Forcat ukrainase sipas mediave thuhet se kanë dëmtuar një urë kyçe jashtë qytetit jugor të Melitopol, një objektiv kyç për Kievin në rajon.

Videoja e postuar në internet tregoi se dy mbështetëse të urës ishin dëmtuar gjatë sulmit, duke e bërë atë të papërdorshme për trafikun e rëndë ushtarak. Sulmi në urë vjen vetëm dy ditë pasi Ukraina goditi një kazermë ruse të vendosur në një vendpushim në qytet, me raketat Himars që shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe viktima. Rritja e presionit ukrainas mbi forcat ruse në Melitopol duket se po ndjek një model të ngjashëm me taktikat e përdorura kundër Khersonit përpara çlirimit të tij, me shënjestrimin e trupave ruse dhe linjave të furnizimit, duke përfshirë lidhjet logjistike me gadishullin e Krimesë dhe në lindje.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts