Rusia humb ushtaren e parë femër gjatë luftës në Ukrainë

18:36 05/05/2022

Valentina Galatova, 27 vjeç dhe nënë e një fëmije, vdiq duke luftuar në Mariupol të Ukrainës muajin e kaluar, megjithëse vdekja e saj u konfirmua nga mediat ruse së fundmi.

Galatova lindi në Siberi, por u zhvendos në Voronezh, rreth 170 milje në veri-perëndim të qytetit ukrainas të Kharkiv në moshë të vogël.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2014, ajo u zhvendos në një zonë të provincës Donetsk të pushtuar nga separatistët pro-Moskovës së bashku me bashkëshortin e saj, ku lindi fëmijën e tyre të vetëm një djalë i cili tani është 8 vjeç.

Galatova studioi psikologji në Donetsk dhe u diplomua në Janar të këtij viti.

Bashkëshorti i saj, i cili shërbente në forcat e armatosura të të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, vdiq në luftimet ndërkufitare me forcat ukrainase vitin e kaluar.

Pasi Putin sulmoi Ukrainën në Shkurt të këtij viti, 27-vjeçarja doli vullnetare për forcat e armatosura të DPR dhe u dërgua në Ukrainë.

Galatova ishte pjesë e njësive ruse që e kanë mbajtur Mariupolin nën një rrethim brutal dy-mujor që e ka shkatërruar pothuajse plotësisht qytetin.

Mijëra civilë, përfshirë fëmijë, mendohet se kanë vdekur gjatë rrethimit mes bombardimeve pa dallim nga forcat ruse, të cilat gjithashtu ndërprenë ujin, ushqimin dhe ngrohjen duke bërë që disa të vdesin nga dehidratimi, uria dhe të ftohtit.

Djali i saj, i mbetur jetim pa nënë dhe pa baba, po kthehet në Voronezh në mënyrë që të mund të rritet nga gjyshja e tij./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.