Rusia i ankohet SHBA për protestat pranë ndërtesave diplomatike

19:24 28/02/2022

Rusia ka bërë një ankesë për protestat “armiqësore” pranë objekteve të saj diplomatike në SHBA. Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov i kërkoi Washington-it që të garantonte sigurinë e stafit të tij diplomatik kur u takua me ambasadorin amerikan Johny Sullivan në Moskë.

Turma të mëdha janë mbledhur jashtë ambasadave ruse në mbarë botën për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Në Londër protestuesit mbanin flamurin dhe simbolet ukrainase dhe në shenjë proteste kanë gjuajtur me vezë dhe gjak fals ndaj ambasadës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts