Rusia i kërkon NATO-s kthimin në kufijtë e vitit 1997

19:22 21/01/2022

Përfundojnë pa rezultat bisedimet mes Blinken dhe Lavrov

Takimi i kësaj të premteje në Gjenevë mes krerëve të diplomacive të Moskës dhe Washingtonit nuk arriti të sjellë një pikë kthesë sa i përket zgjidhjes së krizës ukrainase. Gjithsesi bisedimet mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov që zgjatën për 90 minuta, ndihmuan në qartësimin e shqetësimeve dhe zgjidhjeve që ofrojnë palët.

Moska kërkoi në këtë takim garanci ligjore të detyrueshme nga NATO se blloku do të kthehet në kufijtë e tij të vitit 1997. Kjo nënkupton se NATO duhet të tërheqë trupat ushtarakë, armët dhe mjete të tjera nga vendet e ish-traktatit të Varshavës, ku përfshihen Bullgaria, Rumania, Polonia dhe vende të tjera Baltike.

Gjithashtu Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i dorëzoi homologut të tij amerikan dy projekttraktate që garantojnë se NATO nuk do ta përfshijë Ukrainën si anëtare dhe do të kufizojë zgjerimin drejt lindjes.

“Ky bllok u krijua kundër Bashkimit Sovjetik dhe tani është kundër Rusisë. E ka të shkruar në dokumentet e doktrinës”.

“Nuk ecim me emocione por me fakte dhe histori. Fakt është se Rusia ka afruar 100 mijë trupa pranë kufijve me Ukrainën. Po ashtu, mund të kujtojmë edhe atë çfarë ndodhi në Krime në 2014-ën”.

Pavarësisht dallimeve të dy diplomatët e lartë i vlerësuan bisedimet të sinqerta dhe se shpresojnë për më shumë diplomaci për zgjidhjen e krizës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com