Rusia i rikthehet sulmeve kundër Kievit

rusia i rikthehet sulmeve kunder kievit
rusia i rikthehet sulmeve kunder kievit

[embedded content][embedded content]

18:40 15/04/2022

Ashpërsohet lufta pas rrëzimit të anijes Moska

Rusia riktheu sulmet në Kiev, dy javë pas tërheqjes së plotë të ushtrisë nga kryeqyteti ukrainas. Një kompleks industrial u sulmua një ditë pas fundosjes së kryqëzorit më të rëndësishëm të flotës ruse të Detit të Zi.

Ky filmim i kamerave të sigurisë dëshmon sulmin e ushtrisë ruse ndaj një fabrike armatimesh në Kiev, që përbën të parën goditje që pas tërheqjes së tyre dy javë më parë. Agjencia e lajmeve Reuters thekson se predhat ranë një ditë pas mbytjes së kryqëzorit “Maskva” në Detin e Zi.

Rusia tha se anija flamur të flotës ruse të Detit të Zi u fundos pas një shpërthimi në depon e municionit të saj, por pa dhënë detaje. Ndërsa sipas Kievit, ishin ukrainasit ata që goditën anijen me raketa. Prestigjozja britanike Daily Mail shkruan se raketat u nisën nga Odesa. Ato arritën të godasin kryqëzorin “Maskva”, pasi sistemi i mbrojtjes raketore të anijes u çorientua nga disa dronë Bajraktar.

Mediat britanike hedhin poshtë edhe pretendimin tjetër të Moskës, se mbi 500 pjesëtarët e ekuipazhit u shpëtuan. Një foto e kamerave të sigurisë në portin e Sevastopolit nga u nis kryqëzori, tregon se edhe pas 24 orësh, automjetet e parkuara të pjesëtarëve të ekuipazhit të kryqëzorit nuk janë lëvizur nga vendi, çka tregon se të gjithë mund të kenë vdekur.

Orët e fundit, në Mariupol po kryen luftime të ashpra. Moska tha se ka marrë kontrollin e kompleksit industrial të metalurgjisë Azovstal, i konsideruar si një prej komplekseve më të mëdhenj të Europës. 

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts