Rusia intensifikon luftimet në jug dhe lindje

[embedded content][embedded content]

17:00 29/06/2022

Forcat ruse kërkojnë të marrin Lysychansk

Forcat ruse goditën objektivat në zonën e Mikolaiv të Ukrainës jugore dhe intensifikuan sulmet në frontet anembanë vendit. Sulmi raketor rus vrau të paktën tre persona në një ndërtesë banimi ndërsa Moska tha se forcat e saj kishin goditur atë që ajo e quajti një bazë trajnimi për mercenarët e huaj në rajon.

Në lindje, në qytetin Lysychansk bombardimet janë intensifikuar kudo dhe forcat ruse kërkojnë që të marrin qytetin. Beteja për Lisihans në Luhansk pason rënien e Sievierodonetsk, qyteti përtej lumit Siverski Donets.

Vënia nën kontroll e tij do të zgjeronte kontrollin rus të Donbasit, një nga objektivat strategjikë të Moskës që nga dështimi i saj për të kapur Kievin në fazat e hershme të luftës.

Disa fshatra sipas asaj që raporton Reuters janë shkatërruar plotësisht. Sidoqoftë, analistët perëndimorë thonë se rusët po humbasin shumë ushtarë si pasojë e luftimeve ndërsa Kremlini shqetësohet pas premtimeve nga Perëndimi për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë kryesisht sisteme mbrojtje me rreze të gjatë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.