“Rusia ka dështuar”/ Diplomati Agim Nesho komenton luftën: Rezistencë e mahnitshme e Ukrainës! Ndihma e perëndimit e qënësishme






Diplomati Agim Nesho, ka komentuar agresionin rus në ditën e 24 të luftës në Ukrainë dhe shanset për një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë. Në një intervistë për Syri Tv, Nesho theksoi se ‘lufta po tregon një rezistencë të mahnitshme të forcave të mbrojtjes së Ukrainës dhe të popullit i cili po reziston në mbrojtje të sovraniteti të tij’, gjë e cila e ka sjellë edhe dështimin e ushtrisë ruse e cila priste që të hynte në Ukrainë brenda 6 marsit.

agimnesho

Sipas tij, një faktor në këtë humbje të ushtrisë ruse ka edhe ndihma nga perëndimi dhe ka ShBA por edhe vendet e BE-së të cilat janë solidarizuar që në momentin e parë dhe ndihma ka qënë e pakursyeshme.

Nesho: Lufta po tregon një rezistencë të mahnitshme të forcave të mbrojtjes së Ukrainës dhe të popullit i cili po reziston në mbrojtje të sovraniteti të tij. Ishte e paimagjinueshme dhe raste të fundit kanë treguar se janë kapur edhe dokumenta të flotës së Detit të Zi, ku ushtria ruse mendonte se gjithë kjo ofensive do të përfundonte në datën 6 mars. Duket se i ka kaluar të gjitha parashikimet dhe ka treguar jo vetëm dobësinë e ushtrisë ruse paparashikimet për një rezistencë të tillë.

Një faktor në këtë humbje të ushtrisë ruse ka edhe ndihma nga perëndimi dhe ka ShBA por edhe vendet e BE-së të cilat janë solidarizuar që në momentin e parë dhe ndihma ka qënë e pakursyeshme. Vetëm javën e kaluar ndihma e ShBA ndaj Ukrainës ka qënë 1 miliard dollarë. Ku përfshihen mbrojte kundërajror, fishekë etj.

Ndihma e perëndimit ka qënë e qënësishme, sigurisht mund të kërkohej më shumë pasi është një pyetje shumë e diskutueshme që mund të ndihmonte perëndimi Ukrainën me zonën e fluturimit për ti dhënë një mundësi që të mos sulmohej nga ajri, por kjo për shumë arsye dhe për mos zgjerimin e këtij konflikti mes vendeve me armë bërthamore është kaluar në një ndihmë esenciale me armë konvencionale të dhënë për ushtrinë e Ukrainës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.