“Rusia ka kontroll të plotë në Europë”/ Trump: Kriza ukrainase-ruse është një problem europian jo i SHBA-ve! Nuk ka budallëk më të madh se…

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se kriza ukrainas-ruse është një problem evropian dhe se Rusia, siç tha ai, zotëron Gjermaninë për shkak të gazsjellësit Nord Stream 2.

Rusia tashmë e disa kohë ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin me shtetin e Ukrainës.

“Evropa duhet të përfshihet plotësisht. Gjermania ka rënë dakord me Rusinë për gazsjellësin dhe Nord Stream 2 dhe kjo është një katastrofë”-pohoi republikani.

Sipas Trump, ai projekt është gjëja më budallaqe që ka parë ndonjëherë. Ai pretendon se Gjermania do të marrë të paktën 70 për qind të energjisë së saj nga Rusia, raporton businessinsider.

“Kjo do të thotë se Rusia i kontrollon ata, Rusia zotëron Gjermaninë. Ata marrin energji nga Rusia, kështu që Rusia ka kontroll të plotë mbi Gjermaninë dhe Gjermania thotë, ‘Epo, ne nuk duam t’i luftojmë ata. Unë nuk mund t’i luftoj ata”-tha ai.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzoi presidentin aktual, Joe Biden për inkurajimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Megjithatë, ai nuk mendon se pushtimi do të ndodhë, por se bëhet fjalë ekskluzivisht për negociata. Trump tha në fillim të kësaj jave se kriza ruso-ukrainase nuk do të ishte përshkallëzuar nëse do të ishte president.

Biden ka pohuar se Rusia do ta pëson rëndë në rast të një sulmi ndaj Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.