
23:43 25/01/2022
Jeta në Paris, një fshat rus, është jashtëzakonisht e ndryshme nga kryeqyteti i gjallë francez nga dhe e ka marrë emrin. Shumica e banorëve të këtij fshati të vogël janë të moshuar.
Ngjashmëritë, megjithatë, nuk mbarojnë vetëm me emrin, por edhe me të famshmen “Kullën Eifel”. E ndërtuar në vitin 2005 ajo është një mini-version i kullës franceze. Kulla, ashtu si origjinalja, tërheq turistë vendas dhe të huaj, por megjithatë në një shkallë shumë më të vogël. Pavarësisht kësaj duket se vendasit e vlerësojnë shumë atë.
“Kulla është rreth 50 metra e lartë. Është bukuria jonë, krenaria dhe gëzimi ynë,” thotë për Reuters ish-kreu i administratës së fshatit të Parisit, Vasiliy Toimurzin.
Parisi rus, i themeluar në 1842, mori emrin e tij pas Betejës së Parisit, ku morën pjesë banorët vendas. Parisi nuk është i vetmi fshat në rajon që mban emrin e një qyteti të madh perëndimor. Një turist kureshtar mund të gjejë Leipzigun dhe Berlinin vetëm disa orë me makinë. Pavarësisht lavdisë së tij në të kaluarën, e tashmja e fshatit të Parisit duket e zymtë, pasi shumica e të rinjve priren të largohen në qytete për të kërkuar më shumë mundësi.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al