Rusia: Kemi testuar një raketë të re balistike ndërkontinentale

rusia kemi testuar nje rakete te re balistike nderkontinentale
rusia kemi testuar nje rakete te re balistike nderkontinentale

18:01 20/04/2022

Ministria Ruse e Mbrojtjes pretendon se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale Sarmat.

Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh  se nisja e suksesshme, nga Plesetsk në veriperëndim të vendit, do të të  jetë “ushqim për mendjen” për ata që kërcënojnë Rusinë.

“Ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është e aftë të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes kundër raketave. Nuk ka analoge në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë“, tha Putin.

Ndërkohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes e cituar nga Agjencia e Lajmeve Interfax, deklaron:

“Objektivat e nisjes u arritën plotësisht. Specifikimet e planifikuara të performancës u konfirmuan në të gjitha fazat e fluturimit.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts