Rusia kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Nëse anëtarësoheni në NATO do ketë pasoja të rënda ushtarake

17:46 25/02/2022

Moska zyrtare ka kërcënuar vendet nordike njësoj si në rastin e Ukrainës për të mos u anëtarësuar në NATO.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se nëse pranohen në NATO Finlanda ose Suedia, atëherë Moska do të japë një përgjigje serioze.

Në një konferencë shtypi,  Zakharova tha se “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të anëtarësohej në aleancën e sigurisë”.

Angazhimin e qeverisë finlandeze për të mos u përfshirë në një politikë ushtarake, ne e konsiderojmë si faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Europën Veriore”, u shpreh Zakharova. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.