Rusia kërcënon me sulme në Kiev

23:43 13/04/2022

Ushtria ruse ka kërcënuar se do të godasë qendrat e komandës së Ukrainës në kryeqytetin Kiev, nëse do të ketë sulme të vazhdueshme në territorin e saj.

“Po shohim përpjekjet e trupave ukrainase për të kryer sabotim dhe për të goditur territorin rus”, pohoi ministria ruse e Mbrojtjes në konferencën e saj të mbrëmjes.

“Nëse raste të tilla vazhdojnë, forcat e armatosura ruse do të godasin qendrat vendimmarrëse, përfshirë në Kiev”, shtoi ai.

Rusia ka akuzuar Ukrainën për bombardime të territorit të saj më parë, përfshirë një sulm të supozuar në një bazë ajrore muajin e kaluar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com