
Agjencia Federale Ruse e Teknologjive të Informacionit dhe Mbikëqyrjes së Masmedias (Roskomnadzor) njoftoi se YouTube mund të bllokohet në Rusi për shkak të mbylljes së dy kanaleve në gjuhën gjermane të Russia Today (RT)/
Në një deklaratë me shkrim Roskomnadzor reagoi ndaj YouTube, e cila mbylli të dy kanalet gjermane që i përkisnin RT-së.
Në deklaratën se i është dërguar një letër Google, pronarit të YouTube, për shkak të vendimit në fjalë thuhet se “Në letër u kërkua të rikthehet vendimi për mbylljen e kanaleve në të kundërtën YouTube mund të bllokohet në Rusi”.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se Google mund t’i nënshtrohet gjobave të ndryshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ka indikacione se Google shkel ligjet ruse. “Nëse agjencitë tona përkatëse arrijnë në përfundimin se kjo është me të vërtetë shkelje e legjislacionit tonë, ne natyrisht duhet të marrim parasysh mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të detyruar këtë platformë që të pajtohet me ligjet tona”, tha ai.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al