Rusia kërkon që Britania dhe Franca t’i bashkohen bisedimeve me SHBA-në për armë bërthamore

Rusia ka thënë se dëshiron që Britania dhe Franca të bëhen pjesë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, për kontrollin e armëve bërthamore, teksa Uashingtoni synon të përfshijë edhe Kinën në këtë process.

Anatoly Antonov, i dërguari i Moskës në Shtetet e Bashkuara, ka thënë më 29 korrik se duhet bërë zgjerimi i kornizës për kontrollin e armëve, në mënyrë që të përfshihen më shumë fuqi bërthamore, dhe se Rusia i sheh Britaninë dhe Francën si prioritete në atë aspekt.

“Kjo pyetje ka marrë rëndësi të veçantë, pas vendimit të Londrës për të rritur për 40 për qind nivelin e prodhimit të kokave bërthamore – në 260 njësi”, ka thënë Antonov në komentet e publikuara nga Ministria e Jashtme ruse, një ditë pasi zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë rinisur bisedimet bërthamore në Gjenevë.

Në komente të ndara, zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, njëherësh udhëheqës i delegacionit rus në bisedimet në Gjenevë, është cituar të ketë thënë më 29 korrik, se Uashingtoni dëshiron që Kina të jetë e përfshirë në bisedimet e zgjeruara për kontrollin e armëve.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë në pronësi rreth 90 për qind të arsenalit të armëve bërthamore në gjithë botën.

Agjenda e saktë e bisedimeve në Gjenevë nuk është bërë publike, mirëpo zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se takimet kanë qenë “përmbajtësore dhe profesionale” dhe të dyja palët janë pajtuar për të mbajtur një tjetër rreth të bisedimeve të nivelit të lartë në fund të shtatorit.

Rivalët janë duke shqyrtuar mundësi se si të kalojnë përtej traktatit Starti i Ri, të cilin presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin, janë pajtuar ta zgjasin deri më 2026.

Ky Trakat ka hyrë në fuqi më 2011. Ai kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550, si dhe përfshin një regjim verifikimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *