Rusia kërkon të dorëzohet Sievierodonetsk 

14:42 08/06/2022

Mbi 1,000 ushtarë ukrainas që u dorëzuan në qytetin e Mariupol janë transferuar në Moskë për hetim

Trupat ukrainase po vijojnë që të qëndrojnë në Sievierodonetsk teksa ushtria ruse po bombardon qytetin nga të gjitha anët.

Në Ukrainën jugore, një tjetër fushë beteje e madhe në luftë, autoritetet paralajmëruan se sulmet ruse në vendet bujqësore, duke përfshirë magazinat, po krijojnë një krizë globale ushqimore që ka ngjallur shqetësime për urinë në disa vende në zhvillim.

Italia ka paralajmëruar  se miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse Rusia nuk çliron portet e Ukrainës në Detin e Zi. Bllokimi i eksporteve të drithërave sipas ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio, do të thotë të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut tha se forcat ukrainase nuk do ta dorëzonin qytetin. Ushtria ruse ka deklaruar se do të bombardojë edhe më shumë qytetin gjatë orëve në vijm dhe i kanë bërë thirrje forcave ukrainase që të dorëzohen.

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në Luhansk në 24 orët e fundit, ku pesë civilë u plagosën në rajonin e Donetsk dhe katër të vrarë dhe 11 të plagosur në rajonin e Kharkiv.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për shqetësimet lidhur me trajtimin e të burgosurve të luftës nga Rusia.

Diskutova për rritjen e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën dhe për t’u siguruar për sigurinë globale të ushqimit. Ngrita çështjen e respektimit të ligjeve ndërkombëtare të Rusisë në trajtimin e të burgosurve të luftës. Theksova rëndësinë për vendimet për integrimin e Ukrainës në Bashkimin Europian”, tha Zelensky përmes një postimi në Twitter.

Më shumë se 1,000 ushtarë ukrainas që u dorëzuan në qytetin e Mariupol janë transferuar në Rusi për hetim, njoftoi agjencia e lajmeve “Tass”. Nëse konfirmohet, lajmi mund të dëmtojë bisedimet tashmë të trazuara të paqes midis dy palëve. Kievi po kërkon dorëzimin e të gjithë rreth 2,000 mbrojtësve nga uzina Azovstal në një shkëmbim të të burgosurve, por ligjvënësit rusë kanë kërkuar që disa prej ushtarëve të dalin në gjyq.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.