Rusia kërkon tregje të reja për eksportin e energjisë

rusia kerkon tregje te reja per eksportin e energjise
rusia kerkon tregje te reja per eksportin e energjise
[embedded content][embedded content]

18:17 17/04/2022

Putin: Gradualisht do të ndërpresim eksportet për Europën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se po shqyrton mundësinë e kanalizimit të eksporteve ruse të energjisë kryesisht drejt vendeve të Lindjes. Në një konferencë për shtyp nga Kremlini, Putin tha se gradualisht do të ndërpresë importet e naftës dhe gazit për Europën, duke i dërguar ato drejt tregjeve të tjera.

Sipas shefit të Kremlinit, vendet europiane po përpiqen të ndërpresin plotësisht importet nga Rusia të lëndëve të para për prodhimin e energjisë, pasi duan të destabiliojnë tregun rus. Megjithatë, sipas tij, Rusia do t’ia dalë të zëvendësojë këto të ardhura. Putin tha se Moska është në negociata edhe me vende miqësore afrikane dhe amerikanolatine që janë të interesuar për naftën dhe gazin rus.

Më herët, kancelari austriak Karl Nehamer tha se Putin i kishte thënë se ishte gati të bashkëpunonte me drejtësinë ndërkomëtare për ato që perëndimi i konsideron krime lufte në Ukrainë. Megjithatë, ai tha se Putin nuk i kishte dhënë detaje mbi mënyrën e bashkëpunimit. Nehamer, lideri i parë europian që vizitoi Moskën këtë javë, pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, tha se takimi me Putinin nuk ishte aspak optimist.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts