Rusia kryen testin e raketës bërthamore

18:40 19/02/2022

Mes tensioneve në pikun më të lartë të tyre me Ukrainën dhe Perëndimin, Rusia po tregon forcën e saj ushtarake me anë të një lëshimi të një rakete bërthamore.

Presidenti Vladimir Putin u ul duke vëzhguar ushtrimet përmes disa ekraneve së bashku me presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko. Stërvitjet pasojnë një seri manovrash nga forcat e armatosura të Rusisë në katër muajt e fundit që kanë përfshirë një grumbullim trupash ushtarake që vlerësohet nga Perëndimi në 150,000 në veri, lindje dhe jug të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitjet ishin planifikuar shumë kohë më parë për të testuar gatishmërinë e komandës ushtarake dhe personelit, si dhe efektivitetin e armëve bërthamore të Rusisë.

Analistët rusë thonë se stërvitjet kanë për qëllim të dërgojnë një mesazh që kërkesat e Rusisë për garancitë e sigurisë nga NATO të merren seriozisht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov u shpreh se Rusia i ka informuar paraprakisht partnerët e huaj për manovrat dhe se kjo nuk duhet të jetë një çështje shqetësuese për Perëndimin. Në një deklaratë të së premtes, presidenti amerikan, u shpreh i bindur se tashmë Putin ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën në ditët në vijim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.