Rusia kufizon aksesin në Facebook

21:17 25/02/2022

Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Facebook, me pretendimin se po “censuron” mediat ruse.

Rregullatori Shtetëror i Komunikimeve, Roskomnadzor tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër media ruse në platformën e tij – agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit Gazeta.ru dhe Lenta.ru.

Nick Clegg, nënkryetari i Meta, i cili zotëron Facebook, tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve të katër organizatave mediatike. Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.