Rusia kundër islamit radikal në Afganistan

21:50 23/08/2021

Putin kërkon që ekstremistët të mbahen larg rajonit të Azisë qendrore

Presidenti rus gjatë bisedës online ka thënë se është e rëndësishme të vëzhgohet me kujdes tregtia afgane e drogës.

Në këtë takim është shprehur shqetësim për faktin se grupi terrorist Shteti Islamik ende posedon terren në Afganistan dhe se i njëjti paraqet kërcënim, thuhet në njoftimin e Kremlinit, raporton “Reuters”.

Për këtë arsye, udhëheqësit kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e përbashkëta për Afganistanin.

Talibanët, më 15 Gusht, pasi morën kontrollin e Kabulit, kanë deklaruar se kanë nën kontrollin e plotë të Afganistanit. Presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti në kohën kur talibanët arritën në Kabul.

Rusia më 2003 e ka njohur grupin taliban si grup terrorist, por që atëherë ka mbajtur një sërë raundesh bisedimesh në Afganistan. Bisedimet e fundit u mbajtën në Mars, ku u përfshinë edhe talibanët.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë më herët se Moska mbështet “nisjen e një dialogu kombëtar, gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë të gjitha forcat politike dhe fetare të Afganistanit”.

Në Afganistan ende veprojnë disa qeliza të grupit terrorist Shteti Islamik.

Përmes një marrëveshjeje me SHBA-në për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend, talibanët janë zotuar se nuk do të lejojnë që territori i Afganistanit të përdoret nga grupet terroriste.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *